Kemi realizuar procesin e analizës fizike preleminare të mbeturinave sipas llojeve

Në bashkëpunim më komunën e Deçanit dhe OJQ “Green Art Center – Prishtina, kemi realizuar procesin e analizës fizike preleminare të mbeturinave sipas llojeve.
Ky aktivitet u zhvillua duke grumbulluar si moster sasinë e mbeturinave nga ekonomitë familjare të cilat do të pajisën më komposter, në kuadër të projektit “Pilotimi i Kompostimit në Shtëpi në 6 komunat e Kosovës”, i cili përkrahet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, respektivisht Projekti “Shërbime të Qëndrueshme Komunale (menaxhimi i mbeturinave)”.
Kjo do të ndihmojë në monitorim të zbatimit të reformës së kompostimit shtepiak prej qytetarëve në lagjet e targetuara; si edhe si vlerë referente planifikuese për kapacitetin e gjenerimit të mbeturinave për komunën dhe kompaninë “Higjiena” në Deçan.