Sot ditë e diel, banorët e fshatit Rastavicë kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e fshatit

Sot ditë e diel, banorët e fshatit Rastavicë kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e fshatit duke u nisur nga Lapidari për të vazhduar përgjatë rrugës kryesore dhe rrugicave tjera në fshat. Shembulli i këtij fshati duhet ndjekur nga të gjitha fshatrat tjera sepse vetëm kështu mund të jetojmë një jetë të shëndetshme.
Secili individ është pasqyrë e mjedisit!
N.P.L “Higjiena” ShA i është bashkuar këtij aksioni të mrekullueshëm dhe jemi të gatshëm ta përkrahim çdo aktivitet për pastrim të mjedisit.
Bashkë për një mjedis të pastër, për një të ardhme të shëndoshë