Mirëmbajtja e të gjithë lapidarëve dhe memorialeve në Komunën e Deçanit.
Komuna e Deçanit me kryetarin z. Bashkim Ramosaj, me kontratën “në shtëpi” me kompaninë “Higjiena” po përkujdeset për mirëmbajtjen e gjithë lapidarëve dhe memorialeve në Komunën e Deçanit.
Dëshmorët janë vula më e madhe e sakrificës për jetë në liri e pavarësi.
Kujdesi ndaj tyre dëshmon më së miri mirënjohjen e pafundme ndaj veprës së tyre.
Pa gjakun e tyre, nuk do jehonte liria, sepse janë ata ndaj të cilëve u vërshuan mori plumbash, për t’u kundërvënë me fuqinë më të madhe, atë të mbrojtjes së atdheut, për të përjetësuar lavdin e tyre përtej jetës dhe historisë.
Lavdi!