Ne sonte kemi falënderuar secilin punëtor për kontributin e dhënë në sukseset e N.P.L “Higjiena” SH.A.
Suksesi i një kompanie është meritë e çdo punëtori dhe ne sonte kemi falënderuar secilin punëtor për kontributin e dhënë në sukseset e N.P.L “Higjiena” SH.A.
Në darkën e fundvitit kemi ndarë një mirënjohje të veçantë dhe një çmim monetar për punëtorin më të vjetër në kompaninë “Higjiena” z. Avdullah Osaj.
Falënderim i veçantë për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që nga themelimi për Kryetarin z.Bashkim Ramosaj dhe për drejtorin e shërbimeve publike z.Izet Zenuni.
Viti 2022 urojmë të jetë vit i mbarë dhe vit i sukseseve për të gjithë!