Dita Botërore e Tokës
Sot me rastin e Ditës Botërore të Tokës, bashkë me kryetarin e Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, shoqatën e të drejtave qytetare “Inciativa”, përfaqësuar nga znj. Sanije Thaqi, nxënës, zyrtarë e qytetarë zhvilluam aktivitet simbolik në Deçan me moton “Kujdesuni për Mjedisin – Çdo ditë është Dita e Tokës”. Ku me këtë rast kemi bërë mbjelljen e disa gështënjave në qytet dhe shpërndarjen e fletushkave me moton “Si ta ruajmë ambientin”.
Ambienti i pastër, ndërgjegjia e pastër!