Aktivitet simbolik i vetëdijësimit për ambient të pastër.
Sot bashkë me nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” dhe përfaqësuesit e Komunës së Deçanit realizuam një aktivitet simbolik të vetëdijësimit për ambient të pastër.
Mjedisi rreth nesh është një pjesë thelbësore e mbijetesës njerëzore dhe luan një rol thelbësor për një jetesë të shëndetshme, prandaj duhet sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit e sidomos gjeneratat e reja, që ta ruajnë dhe të kujdesen për ambientin.