Dorëzimi i komposterëve për kompostim të mbetjeve të gjelbërta dhe të kafta
Sot kryeshefi ekzekuriv Kushtrim Loshaj së bashku me drejtorin e arsimit Besnik Hulaj dhe me bashkëpunëtorë e përfaqësues nga drejtoria e shërbimeve publike vizituan shkollën “Rexhep Kadrijaj” në Restavicë, ku u pritën nga drejtori Blerim Selmonaj bashkë me mësimdhënës dhe nxënës.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte dorëzimi i komposterëve për kompostim të mbetjeve të gjelbërta dhe të kafta, poashtu u mbajt një ligjeratë nga ana e ekspertëve mjedisorë se çfarë është komposti dhe cila është rëndësia e tij rreth ndikimit në mjedis!
Nxënësit bashkë me mësimdhënësit në këtë shkollë kanë filluar procesin e kompostimit një vit më parë duke improvizuar komposterë.
Ky bashkëpunim me do të vazhdoj edhe në shkollat tjera me procese të kompostimit!