Mbahet takim koordinues mes përfaqësuesve prej anës së GIZ dhe kompanive publike që operojnë në pesë komunat e rajonit të Dukagjinit


Në kuadër të bashkërendimit për implementimin e reformave dhe investimeve në funksion të përmirësimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave me fokus ekonominë qarkore në Kosovë dhe konkretisht në komunat e rajonit të Dukagjinit, mbahet takim koordinues mes përfaqësuesve prej anës së GIZ dhe kompanive publike që operojnë në pesë komunat e rajonit të Dukagjinit,respektivisht NPL “Higjiena” Deçan dhe KRM “Ambienti”Sh.a .

Konkretisht në kuadër të këtij projekti regjional të bashkë financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ dhe Bashkimit Evropian, misioni vlerësues i udhëhequr nga Joachim Stretz dhe Sabine Schwab, prezentoi objektivat e projektit të paraparë për tu zhvilluar “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Ekonomia Qarkore në Kosovë”, projektit ky që fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve qendrore dhe lokale për të zbatuar menaxhim të integruar të mbeturinave si dhe ♻️ zbatim i ekonomisë qarkore në përputhje me kërkesat e BE-së.

✅Në kuadër të masave të infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në pesë komuna në rajonin e Dukagjinit do të përfshihet një qendër për ndarje dhe trajtim të mbeturinave dhe pesë pika grumbulluese për mbeturina ku Komuna e Deçanit dhe NPL “Higjiena” Deçan do jenë përfituese të skemës së investimeve të planifikuara në sektor.

🧩Ky projekt dhe planeve në sektor drejt aplikimit të sistemeve të qëndrueshme për menaxhim të mbeturinave në nivel vendi mbeten prioritet për ndërrmarrjen tonë ku reformat administrative dhe operative planifikohen të nisin prej këtij viti kalendarik.


Adresa

  • Adresa: Rruga UÇK 51000
  • Qyteti: 51000 Deçan
  • Telefoni 1: 049766336
  • Telefoni 2: 049766361
  • Email: higjiena.de@gmail.com

Na ndiqni ne