Në bashkërendim me komunën e Deçanit dhe PAMKOS asociacionin e ndërrmarrjeve publike, vijoi punëtoria dyditore me qëllim të adresimit të sfidave dhe të prioritizimit të proçeseve për zhvillim të mëtutjeshëm të ndërrmarrjes dhe sektorit në përgjithësi
Në bashkërendim me komunën e Deçanit dhe PAMKOS asociacionin e ndërrmarrjeve publike, vijoi punëtoria dyditore me qëllim të adresimit të sfidave dhe të prioritizimit të proçeseve për zhvillim të mëtutjeshëm të ndërrmarrjes dhe sektorit në përgjithësi✅
Referuar saj, gjatë ditës së parë të punëtorisë zyrtarët përgjegjës prezantuan raportet financiare dhe të gjeturat sipas raportimit të platformës pranë AMMK📊për vitin paraprak, listën e klientëve në shërbim, shërbimet sekondare që ofron kompania Higjiena me qëllim analizimin e tërësishëm të aktiviteteve të kompanisë.
🧩Njëherësh, dita e dytë e punëtorisë vijoi me diskutime dhe ndarje të përgjegjësive dhe afateve kohore mbi zbatimin e masave mbi procese të brendshme administrative të kompanisë “Higjiena” Deçan dhe rekomandimet e adresuara për tu plotësuar me hartimin dhe zbatimin e rregulloreve të brendshme në format e standartizuara 📁; harmonizimin e planit të operimit dhe planifikimin e zbatimit të reformave komunale që adresojnë ♻️skemat e ndarjes në burim dhe praktikat e riciklimit në komunë përmes zhvillimit të kapaciteteve në ndërrmarrjen “Higjiena”; si dhe proçese tjera të rëndësishme që ndërlidhen me implementimin e planeve për shtrirje të shërbimit në zonën e bjeshkës🍃 duke adresuar hapat që duhet të ndërmerren në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që afektojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarë ✅dhe funksionimin e qëndrueshëm të kompanisë “Higjiena” Deçan.