Higjiena Sh.A., ka nënshkruar kontratën “N’SHPI”
Sot Kryeshefi Ekzekutiv në emër të N.P.L. “Higjiena” Sh.A., ka nënshkruar kontratën “N’SHPI” në vlerë 799,565.00 € me Kryetarin e Komunës z. Bashkim Ramosaj.
Kryetari së bashku me drejtorin e shërbimeve publike i ka besuar edhe shumë punë të tjera që me këtë kontratë kompanisë Higjiena i mundësohet edhe përkrahje e qëndrueshme financiare në bazë të punëve që do të kryhen gjithnjë duke u bazuar në kërkesat e komunës për të mirën e qytetit dhe qytetarëve. N.P.L.“Higjiena” vazhdon të jetë e përkushtuar dhe e vlerëson lartë besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme nga Kryetari z. Bashkim Ramosaj.
Deçani ekologjik po bëhet!
Bashkë mundemi të arrijmë qëndrueshmëri mjedisore edhe për gjeneratat e ardhshme.